10 aksidente në 24 orët e fundit në Shkup

Trembëdhjetë fatkeqësi komunikacioni kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit në territorin e qytetit të Shkupit, në të cilat ekspertizë ka kryer policia rrugore. Prej tyre, 10 janë me pasoja të dëmit material, tre me pasoja të lëndimeve trupore në të cilat lehtë janë lënduar katër persona.

Gjatë ditës së djeshme policia ka zbuluar dhe sanksionuar 13 vozitës të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe nga e lejuara, dy vozitës i kanë drejtuar automjetet e tyre nën ndikim të alkoolit dhe të njejtit janë përjashtuar nga komunikacioni, dy vozitës të cilët nuk u kanë dhënë përparësi automjeteve në zonat e udhëkryqeve. Pesë vozitës kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit, dhjetë vozitës i kanë drejtuar automjetet e tyre pa patent shofer apo automjete të paregjistruara dhe 39 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt.

Janë sanksionuar edhe pesë këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vendkalimeve të shënuara për këmbësorë, përkatësisht kanë kaluar në dritë të kuqe të semaforit për këmbësorë.

Gjatë ditës së djeshme janë mënjanuar 40 automjete të cilat kanë qenë të parkuara në mënyrë të parregullt, të njejtat në mas të madhe kanë penguar rrjedhën normale të komunikacionit.