Një fëmijë trembëdhjetëvjeçar, para dy ditëve është plagosur në dorën e majtë nga dy fishekzjarre që i shpërthyen, rreth orës 21:30, njoftoi sot Veroljub Dodevski, zëdhënës i SPB-së Veles, përcjell Fol.

Djali është transferuar menjëherë në Qendrën Shëndetësore Negotinë, pastaj është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Kavadar, ku iu dha ndihmë mjekësore dhe u lirua dhe është lëshuar për trajtim në shtëpi. /Fol/