Komuna e Tetovës ka pranuar donacion prej 144 mijë eurosh për rregullimin e oborrit të Xhamisë së Pashës dhe trotuareve përreth. Donator është marketi Kipper i cili është i shtrirë me shumë dyqane në Tetovë, Gostivar, Shkup dhe Kërçovë.

Projekti arkitektonik është projektuar nga shoqata për projektim “Strukture” në Tetovë kurse financimi do të bëhet nga Kipper marketet.

Këshilli komunal i Tetovës ka pranuar këtë sponsorim dhe së shpejti pritet të filloj realizimi i projektit.