Në 24 orët e fundit janë regjistruar 148 raste të reja me KOVID-19 nga gjithsej 1261 testime, ndërsa 40 janë riinfeksione.

Janë shëruar 45 pacientë dhe nuk ka të vdekur në 24 orët e fundit, por konform Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë KOVID-19 nga “Termini im” është evidentuar një pacient 84 vjeçar nga Shkupi i cili ka ndërruar jetë më 27 qershor 2022 në kushte spitalore.

Sipas të dhënave të Institutit për Shëndet Publik (ISHP), Ministria e Shëndetësisë informon se nga të sapoinfektuarit 93 janë nga Shkupi, 11 në Manastir, 9 në Kumanovë, gjashtë në Prilep, Kavadar dhe Koçan pesë raste të reja, Tetovë katër, Kërçovë – tre, Veles dhe Negotinë nga dy dhe nga një të sapoinfektuar në Gostivar, Ohër, Shtip, Strumicë, Sveti Nikollë, Kriva Pallankë, Probishtip dhe Bogdanci.

Nga 45 pacientët e shëruar, 35 janë nga Shkupi, nga dy nga Kumanova, Manastiri dhe Kavadari dhe nga një nga Prilepi, Koçani, Tetova dhe Gostivari.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me KOVID në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 313 856 nga 2 080 874 testime. Numri i pacientëve të shëruar është 303 783, 9323 viktima dhe 750 raste aktive.

Numri i përgjithshëm i rasteve të të infektuarve dhe atyre aktive sipas qyteteve:

Shkup 148 170, aktiv 452

Kumanovë 16 737, aktiv 21

Manastir 15 792, aktiv 43

Prilep 14 257, aktiv 24

Tetovë 13 522, aktiv 26

Kavadar 10 740, aktiv 31

Veles 9825, aktiv 16

Gostivar 9625, aktiv 9

Ohër 8995, aktiv 43

Shtip 8106, aktiv 14

Strumicë 8098, aktiv 14

Kërçovë 5665, aktiv 7

Koçani 5118, aktiv 14

Strugë 4738, aktiv 5

Gjevgjeli 4427, aktiv 1

Negotinë 3711, aktiv 11

Resnjë 2760, aktiv 5

Sveti Nikollë 2641, aktiv 1

Radovish 2533, aktiv 2

Kriva Pallankë 2421, aktiv 2

Dellçevë 1987, aktiv 1

Berovë 1693, aktiv 1

Dibër 1682, aktiv 1

Vallandovë 1488, aktiv 0

Vinicë 1396, aktiv 0

Probishtip 1269, aktiv 1

Bogdanci 1024, aktiv 2

Kratovë 967, aktiv 0

Krushevë 933, aktiv 2

Demir Hisar 836, aktiv 0

Makedonski Brod 743, aktiv 1

Demir Kapi 594, aktiv 0

Makedonska Kamenicë 525, aktiv 0

Pehçevë 486, aktiv 0

Dojran 352, aktiv 0.