E gjithë bota sot varet nga komunikimi dhe ndërveprimi i informacionit online. Interneti është një vorbull e madhe dijesh në të cilët mund të gjeni informacione nga më të ndryshmet, kurse, përkthime, analiza etj.

Në një nga faqet më të njohura të të mësuarit në internet, Udemy, ka mbi 30,000 kurse në dispozicion… dhe kjo është vetëm në një vend!

 
Kjo është ajo, që unë dua që ju të bëni: Sfidojeni veten për të mësuar diçka të re çdo ditë. Ajo mund të jetë në dobi të karrierës tuaj, jetës tuaj personale dhe mendore si dhe mirëqenies, duke ju bërë një person më të lumtur dhe më produktiv në përgjithësi.

Më poshtë janë të listuara 15 vende të mahnitshme për të mësuar diçka të re:

1. Lynda
Vendi ku më shumë se 4 milionë njerëz kanë marrë kurse online.

2. Hackaday
Mësoni aftësi dhe fakte të reja për hackimin çdo ditë.

3. MindTools
Një vend ku mund të mësoni aftësi të reja lidershipi.

4. Codecademy
Mësoni Java, PHP, Python dhe gjuhë të tjera të programimit në shkollën më me reputacion për kodimin online.

5. Platzi
Bëhu më i zgjuar në marketing, kodim, zhvillimin e aplikacioneve dhe dizenjimin.

6. Guides.co
Guida të shumta online për çdo temë që ju mund të imagjinoni.

7. Udacity
Mësoni të kodoni në kurse falas online nga professor Sebastien Thrun.

8. Scitable
Mësoni më shumë për gjenetikën dhe evolucionin e botës.

9. Livemocha
Krijo lidhje me persona të tjerë në 190 shtete për të praktikuar një gjuhë të re.

10. WonderHowTo
Video të reja çdo ditë për të mësuar gjëra të ndryshme.

11. One Month
Merr përsipër të mësosh një aftësi të re çdo muaj me punë të përditshme.

12. Duolingo
Një faqe për të mësuar gjuhë të huaja, krejtësisht falas.

13. DataMonkey
Aftësia për të punuar me të dhëna është e domosdoshme. Mësoni SQL dhe Excel.

14. Saylor Academy
Ofron kurse për të mësuar në lidhje me të folurin në publik që ju mund ta merrni online.

15. Make
Mësoni si të bëni projektet DIY për çdo gjë që keni dëshirë.
Nuk ka arsye përse të mos mësoni diçka të re çdo ditë, qoftë kjo një aftësi e re, një hobi i ri apo një gjuhë e re. /albeu.com/