Sektori i Punëve të Brendshme në Kumanovë ka ngritur padi penale ndaj një qytetari të moshës 16 vjeçare. Personi në fjalë është nga një fshat i Kumanovës.

Ai akuzohet se para një muaji ka dashur të marrë kredi nga një shoqatë financiare duke përdorë letërnjoftimin e vëllait më të madh pa njohurinë e tij.

Siç njoftoi SPB Kumanovë, në këtë mënyrë 16 vjeçari ka vepruar në kundërshtim me Ligjin, prandaj akuzohet për veprën “keqpërdorim të dhënave personale.