Në Maqedoninë e Veriut në 24 orët e fundit janë regjistruar 164 raste me COVID-19 nga testimi i 5276 mostrave.

Gjatë kësaj periudhe kanë vdekur tre persona si pasojë e COVID-19, dy nga Gostivari dhe një nga Shkupi. Ndërkohë janë shëruar 18 qytetarë.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar 156.707 raste me koronavirus, prej tyre 5497 kanë përfunduar me fatalitet. Janë shëruar 150.440 qytetarë, ndërsa janë 770 raste aktive.