Sot u mbushën 20 vjet kur forcat serbe, me gjithë artilerinë e vet sulmuan familjen Jashari në Prekaz.

Sulmi ku u plagosën dy vajza të kësaj familjeje, i parapriu më vonë Epopesë së UÇK-së, sakrificës e qëndresës së tyre për liri.

Në 20-vjetorin e sulmit të dytë nga forcat serbe në familjen Jashari në Prekaz, ku mbetën të plagosura dy vajza të kësaj familjeje, u bënë homazhe në kompleksin përkujtimor në Prekaz.