17 vjet më parë në Maqedoni u bë i mundur realizimi i operacionit të parë me zemër të hapur, ndërsa 20 vjet më parë në Klinikën Universitare në Frankfurt u realizua transplantimi i parë i zemrës.
Pikërisht në kujtim të këtyre sukseseve sot foli Doktori Zhan Mitrev, drejtor në Spitalin e Specializuar për sëmundjet kirurgjikale, shkruan Almakos.

Siç tha Mitrev sot në takimin me gazetarët, në institucionet shëndetësore në vend, vazhdimisht ka kërkesa për transplantim të organeve, por pengesa hasen në procedurat administrative.

“ Në institucionet tona shëndetësore është një numër i caktuar pacientësh të cilët parashtrojnë kërkesa për transplantimin e organeve. Ka një numër te konsiderueshëm kërkesash, por megjithatë pengesë për këto kërkesa është pjesa administrative”- tha Doktori Zhan Mitrev.

Doktor Mitrev më tej tha se tre pacientëve ju ka bërë rekonstruksion në zemër duke sqaruar se bëhet fjalë për procedurë në të cilën zemra nxirret nga gjoksi, bëhet ndërhyrja e nevojshme dhe vendoset sërish në gjoksin e pacientit./Almakos