Ministria e Brendshme ka regjistruar se nga një ditë më parë deri në orën 7 të mëngjesit, në shtet kanë hyrë 2,019 persona ndërsa kanë dalë 1.331. Sot, në vendin tonë arritën edhe qytetarët e ngecur në anijen e madhe të lundrimit, të ankoruar në Jokohama, Japoni.

Ministria e Brendshme me këtë rast apelon te qytetarët e shtetit, të përmbahen nga udhëtimi jashtë territorit të shtetit, dhe gjithashtu ta kufizojnë lëvizjen dhe grumbullimin e grupeve më të mëdha të qytetarëve gjatë ditës së punës- deklaroi NAQE ÇULEV, MPB.

Nga ana tjetër, Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka të dhëna se sa nga qytetarët tanë që janë jashtë vendit, duan të kthehen para se të mbyllen kufijtë dhe aeroporti.

Nuk kemi asnjë mënyrë, për të parë numrat e saktë. Kujdes i madh, e di që është jashtëzakonisht e vështirë, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i rikthyer qytetarët tanë, në të njëjtën kohë ata që kanë rregulluar qëndrimin në vendet e treta, kushtimisht thënë, shtëpia e parë, nëse nuk është në atdheun e tyre, atëherë ju bëjmë thirrje që të mos udhëtojnë tani në këtë periudhë krize- tha NIKOLA DIMITROV, Ministër i Punëve të Jashtme.

Aeroporti i Shkupit nesër në mesnatë do të mbyllet për fluturime komerciale. Sot të paktën gjashtë fluturime arritën nga qytetet suedeze Gotenburg dhe Malme, nga Londra, dhe Stambolli. Për nesër në aeroportin e Shkupit do janë paralajmëruar 22 ulje, kryesisht nga Beogradi dhe qyteti zviceran i Cyrihut.