Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov mbrëmë vonë ka mbërritur në Shkup, me çka janë përmbushur paralajmërimet se do të vij në Samitin e 30-të OSBE-së dhe plani i ministrit të jashtëm, Bujar Osmani, shkruan portali maqedonas 24info.mk.

Më tej thuhet se Rusia është një mbështetëse e madhe e Serbisë në rastin e Kosovës dhe Lavrov pa mëdyshje në disa raste deklaron se Kosova është pjesë e Serbisë.

“Por, Bujar Osmani hyri në konflikt me ministren e Mbrojtjes Slavjanka Petrovska dhe e solli ministrin e Punëve të Jashtme Sergej Lavrov në Shkup.
Pyetja është se cili është qëndrimi i Bujar Osmanit për çështjen e Kosovës dhe nëse Bujari është i vetmi shqiptar që ka përkrahur gjithë operacionin e ardhjes së Lavrovit në Shkup.
Si kujtim, vendet baltike dhe Polonia, partnerët tanë tradicionalë, tërhoqën ministrat e tyre nga samiti i OSBE-së pas mbërritjes së Lavrov dhe Sekretari amerikan i Shtetit dhe ministri i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar Antoine Blinken dhe David Cameron u larguan sot shumë herët nga samiti .
Në fund të ditës, pyetja mbetet: Sa do t’i kushtojë vendit tonë ardhja e Lavrov?“, shkruan portali maqedonas 24info.mk