Aleksandar Vasilevski- Ninxha, i cili u dënua nga Gjykata Penale me 8 vjet burg për organizimin e shoqatave patriotike për hyrjen në Kuvend, atë ditë ka qenë me agjentin e DSK-së, Nikolla Boshkoski. Këtë e dëshmoi në Gjykatën Penale në seancën dëgjimore për “27 Prillin” person i amnistuar për incidentet në Kuvend. Sipas tij, disa ditë para hyrjes në Kuvend, Ninxha ka qenë në VMRO DPMNE.

Ky dëshmitar tha se të gjitha njohuritë e tij janë indirekte, përkatësisht se e gjithë kjo është me organizim nga Ninxha. VMRO DPMNE pa dyshim mbështeti protestat, edhe publikisht ashtu edhe në çdo mënyrë tjetër. Mbështetja e protestave nuk do të thotë organizimi i tyre – tha Elenko Milanov- avokat.

Gjykimi pritet të fillojë për një javë.

“Në ulësen e dëshmitarëve për organizimin e hyrjes së përgjakshme në legjislacion, do të ulet Aleksandar Vasilevski- Ninxha, i cili periudhën e kaluar është ankuar për kërcënime me jetë nga burgu i Shtipit . Ai pritet të zbulojë detaje të reja për organizimin e 27 prillit dhe më herët përmendi se ato ka ardhur pikërisht nga VMRO DPMNE”.

Ish kryetari i Kuvendit Trajko Veljanoski, ish ministrat Spiro Ristovski dhe Mile Janakieski, si dhe ish drejtori i DSK-së, Vlladimir Atanasovski, janë akuzuar për porositjen e ngjarjeve më 27 prill. Ish kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish drejtori i policisë sekrete, Nikolla Boshkoski nuk gjykohen pasi u arratisën nga vendi.