Një 31-vjeçar nga fshati Vranishtë i Strugës ka humbur jetën në një aksident trafiku pasi mjeti i tij tip Volkswagen ka dalë nga rruga në rajonin e Qendër Zhupës. Pas mbërritjes së autoambulancës mjeku nga Shërbimi i Urgjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen.

“Me datë 16.04.2023 në ora 13:55, është raportuar se në rrugën lokale që lidh fshatrat Elevci dhe Evla, Qendër Zhupë, automjeti i pasagjerëve “Volkswagen” me targa të Serbisë, i drejtuar nga M.M.(31) nga fshati Vranishtë, ka dalë nga rruga. Shoferi ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit, ndërsa vdekjen e ka konstatuar mjeku i Shërbimit Emergjent Mjekësor”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Inspektim është kryer nga Prokurori Publik dhe një grup inspektues nga Komisariati i Policisë Dibër. (INA)