Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë bërë 2596 testime ndërsa janë regjistruar 367 raste të reja me KOVID-19.

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 202 pacientë të shëruar.

Pesë persona kanë humbur jetën.

Numri i përgjithshëm të infektuar me kovid-19 që nga fillimi i pandemisë në vendin tonë është 96 518, numri i personave të shëruar është 87 324 ndërsa kanë vdekur 2 971 persona.

Numri i rasteve aktive është 6 223. /SHENJA/