39 deputetë të ish përbërjes parlamentare kanë parashtruar kërkesë për apanazh, të cilat duhet t’ua miratojë Komisioni i ri për zgjedhje dhe emërime.

Nga gjithsej 123 deputetë nga përbërja paraprake, 58 prej tyre janë zgjedhur për deputetë, ndërkaq 24 janë kthyer në vendet paraprake të punës.

Në pajtueshmëri me ligjin për rroga dhe kompensime, për ata që kanë qenë deputetë deri në 6 muaj do të ketë kompenson vetëm për 3 muaj, për në funksion prej 12 muaj – 6 muaj apanazh, deri në 24 muaj – 9 muaj, ndërkaq për ata që kanë qenë mbi 2 vjet do të marrin rrogë deputeti edhe 1 vit.

Ajo kapë vlerën prej më shumë se 80 mijë denarë, ndërkaq nëse shumëzohet rroga mesatare në vend me koeficientin e deputetëve 3.70. /Portalb