Si për shumëçka tjetër, edhe kur vjen puna te periodat pyetjet janë të shumta. Ka disa gjëra që na bëjnë përshtypje dhe kërkojmë medoemos një përgjigje.

~ Pse gjaku është më i errët në fund të periodave? ~

Pyetje e mirë! Ky është gjak që ka qëndruar për një kohë të gjatë në uterus, pra është gjak i vjetër nëse mund t’i referohemi kështu. Mos u shqetësoni është gjithçka e shëndetshme dhe normale.

~ Përse kam probleme me jashtëqitjen? ~

Kemi një përgjigje shkencore për këtë. Gjatë periodave në uterus ndodh diçka e cila njihet me termin prostaglandins, tërësia e kimikateve që janë përgjegjës për dhimbjet tona. Ata në një farë mënyrë shtrydhin muskujt e butë të uterusit dhe zorrëve, çka ndryshon mënyrën e funksionimit të tyre. Për disa gra kjo shoqërohet edhe me vjellje dhe diarre.

~ Kur jam me ato, pse dreqin jam kaq e ndjeshme?
Kjo gjendje ku humori jonë është në një lëvizje të pakapshme ulje- ngritëse njihet si Sindroma ParaMenstruale (PMS). Për këtë përgjegjës kryesor është hormoni që prodhohet në vezore, estrogjeni.

~ Nëse buzët e vaginës më dhembin gjatë menstruacioneve duhet të shqetësohem? ~

Kjo ndodh për shkakun se në muskujt tuaj vaginalë ka një presion të lartë gjaku, çka ju shkakton mosrehati në zonën e labias.