Zgjedhje për rinovimin e Parlamentit Italian do të jenë me 4 mars dhe të gjitha partitë politike janë në fushatë elektorale. Ndër qindra kandidatë për deputetë janë edhe 4 të kandidatë shqiptarë të natyralizuar në italianë.

Katër kandidatët janë Bruna Kola Mece, Emiliano Biraku, Anita Likmeta dhe Elona Gaxha. 25-vjeçarja Bruna Kola Mece, kandidon për deputetë në Bergamo në për Liberi Uguali, një parti e re e sapo formuar nga fraksionistët e Partisë Demokratike Italiane. Emiliano Biraku, kandidon me partinë e kryeministrit Gentiloni dhe Matteo Renzi, pra PD italiane në Romë.

Ndërsa gazetarja e njohur Anita Likmeta, me origjinë nga Rrubjeka e Durrësit ka vendosur të kandidojë me një lëvizje të re politike të quajtur 10 Volte Meglio. E fundit në listë, por jo nga rëndësia është Elona Gaxha, e cila kandidon për +Europa partia e Emma Boninos, aq shumë e njohur për çështjen e Kosovës në 1999.