Ai është padyshim një nga lojtarët më të mirë në botë dhe Barcelona po bën çmos për ta mbajtur Lionel Messin në skuadër dhe ta zgjasë kontratën me të. Hezitimi i tij për ta rinovuar kntratën e ka rritur ofertën e Barcelonës. 40 milionë euro pagë, në sezon për të mbajtur larg klubet e tjera të mëdha të Evropës, por edhe ofertat e çmendura nga Kina e largët të cilat arrijnë deri më deri në 300 milion euro. Kjo është oferta që Barcelona i ka bërë Lionel Mesit, që ta bindë atë të firmosë një kontratë të re, pas asaj aktuales që skadon më 2018-ën.