Rreth 40 shtëpi janë shkatërruar plotësisht nga rrëshqitja e tokës në jugperëndim të KInës, ndërsa më shumë se 141 persona rezultojnë të zhdukur.

tre milionë metër kub tokë kanë përfunduar mbi një fshat në Sshuan dhe të paktën 141 persona kanë mbetur nën baltë në një rrëshqitje toke që ka shkatërruar 40 shtëpi në jugperëndim të Kinës. Lami është konfirmuar dhe nga qeveria vendore e kontesë duke saktësuar se ka qenë një pjesë mali që ka rënë në fshatin Xinmo në orën 6 të mëngjesit me orën lokale. Nga mali më pas ka rrëshkitur dhe një sasi e madhe toke që mendohet të ketë qenë rreth 3 milion metër kub. Pikërisht prej kësaj situate janë bllokuar dhe rreth 2 kilometra lumë.
Dy persona janë nxjerrë të gjallë ndërsa është gjetur dhe një trup i pajetë; një cift me një fëmijë të sapolindur ka mundur të largohet në kohë. rreth 300 mjekë, zjarrfikës dhe vullnetarë po luftojnë me kohën por autoritetet vendore kanë frikë se janë përballë një tragjedie.
Në këtë periudhë të vitit, shirat e rrëmbyeshëm janë të shpeshtë në Kinë dhe provokojnë përmbytje dhe rrëshqitje toke.