Dështoi takimi në mes liderit të BDI-së z.Ali Ahmetit dhe  liderit nga LR-PDSH Ziadin Sela. Edhe pse  nga partia e SelëS pasdite  lajmëruan për takimin  në mes të Selës dhe Ahmetit,në mbrëmje në takim  në vend të liderit Ali Ahmetit u paraqitën treshja Mexhiti,Arifi dhe Bejta të cilët ishin në bisedime me LSDM-në.

Nga BDI nuk zbulojnë se pse u ndryshua agjenda e liderit të tyre,nuk ka përgjigje as nga partia e Selës.

Nga burimet jo zyrtare në shtab nuk ka qenë as z.Ziadin Sela , Aleancën për shqiptarë e kanë përfaqësuar Arben Taravari,Agon Ferati,Arta Toci dhe Flakron Bexheti.

Nga Lëvizja Besa kanë deklaruar se lideri i tyre Bilall Kasami nuk ka në plan të takohet me Ali Ahmetin./fol.mk