Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski po i përjeton castet më të rënda në jetën e tij. Për më pak se 48 orë ai duhet të paritet në burgun e Shutkës.

Por, për Gruevskin ka edhe një lajm të mirë. Ai edhe pse prapa grilave do të vazhdojë të marr rrogën e deputetit. Kjo për faktin se Parlamenti nuk i arriti ti siguroj votat për tia marr mandatin, njofton agjencia e lajmeve INA.

Sipas ligjit, Gruevski do ta marr rrogën e plotë, për shkak se mungesa e tij në seancat parlamentare është e arsyeshme. Megjithatë, për ish-kryeministrin rroga e deputetit nuk është dicka me rëndësi. Ai është pasuruar me miliona gjatë qeverisjes së kaluar. (INA)