49 shkelje të orës policore, 260 gjoba për mosmbajte të maskës
Nga ora 21:00 e ditës së djeshme (02.05.2021) deri në ora 05:00, Ministria për Punë të Brendshme në gjithë territorin e vendit ka regjistruar 49 shkelje të orës policore. Nga ky dikaster gjithashtu njoftojnë se janë shqiptuar edhe 260 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse si preventivë për parandalimin e përhapjes së Kovid-19.