Të gjithë e dimë se hudhrat dhe qepët mund ta bëjnë të sikletshme një puthje, por ka disa të tjera ushqime që ju mund të konsumonit gjatë përditshmërisë tuaj e për pasojë mund të ndryshojnë aromën e trupit tuaj. Nëse ju konsumoni ndonjë nga ushqimet e mëposhtme, aroma natyrale e trupit tuaj mund të bëhet më e keqe.
Perimet e familjes Brasika
Perimet si brokoli, lulelakra, dhe lakra bëjnë pjesë në familjen e Brasikas dhe janë të pasura me sulfur. Kur shpërbehën gjatë tretjes këto ushqime mund t’i japin djersës suaj një aromë paska të keqe. Një racion nga këto perime mund të bëjë që djersa juaj të mbajë erë të keqe përafërsisht 6 orë. Ndaj dermatologët sygjerojnë që këto ushqime të konsumohen me pak kripë për të neutralizuar kimikatet që prodhojnë erën e keqe.
Mishi i kuq
Mishi i kuq përmban aminoacide që pas tretjes lënë mbetje të cilat kur përzihen me bakteret intensifikojnë aromën e trupit tuaj kur djersisni. Kjo ndodh për shkak se organizmi ynë e ka të vështirë të tresë mishin dhe në këtë mënyrë organizmit i duhet të sforcohet, gjë që shkakton më shumë djersitje.
Peshku
Ndërkohë që konsumimi i peshkut ka përfitime të mëdha për shëndetin tone pasi është lidhur me përmirësimin e funksionit të trurit apo parandalimin e sëmundjeve të ndryshme, ata përmbajnë dhe çoline, një vitaminë e cila gjendet me së shumti tek peshqit si toni dhe salmoni, dhe kjo vitaminë bën që trupi i njeriut të marrë një aromë të ngjashme me atë të peshkut, e cila mund të zgjasë për një ditë.
Alkooli
Pavarësisht llojit të alkoolit që konsumoni, një sasi e vogël e tij nxirret jashtë nëpërmjet poreve të lëkures tuaj duke bërë që ju të mbani paksa era alkool.
Ushqimet e përpunuara
Edhe pse lidhja ndërmjet konsumimit të ushqimeve të përpunuara dhe erës së trupit nuk është ende e qartë, doktorët dyshojnë se aromat e keqe mund të shkaktohen pikërisht nga mungesa e klorofilit. Ky kimikat që gjendet tek frutat dhe perimet vepron si një deodorant që pastron trupin. Mungesa e klorofilit tek ushqimet e përpunuara bën që të mos neutralizohen bakteret në lëkurën tuaj dhe për këtë arsye trupi juaj mban një aromë jo të këndshme.