Pala mbrojtëse e të akuzuarve për 27 prillin është dënuar me 50 mirë euro gjobë. Gjykatësja e lëndës, Dobrilla Kacarska, 50 avokatët e 33 të akuzuarve për ngjarjet e 27 prillit i dënoi me nga 1 mijë euro gjobë në të holla, për shkak se të njëjtit janë ankuar se nuk ekzistojnë kushte për dëgjim të dëshmitarit të rrezikuar “C-1”, në hapësirat e ndërtesës së vjetër të GJPSH-së. Si rezultati këtij dënimi gjykatësja Kacarska, ndaj të akuzuarve ka caktuar avokatë sipas detyrës zyrtare, ndërsa në mënyrë demonstrative avokatët e dënuar e kanë lëshuar sallën gjyqësore. Avokati, Zvonko Davidoviq, duke e komentuar gjobën e Kacarskës, tha se gjykatësja i ka dënuar për shkak të pengimit të procesit gjyqësor, ndërsa ata këmbëngulin se nuk bëhet fjalë për pengesë, por ankesë se nuk mundet të punojnë duke qëndruar në këmbës dhe aq më pak të mbajnë shënime në atë mënyrë.

Reagimin e saj për ankesat e avokatëve e ka dhënë edhe përfaqësuesja e aktakuzës, prokurorja Villma Ruskovska, sipas të cilës në ndërtesën e vjetër të GJPSH-së është dëgjua edhe dëshmitari i rrezikuar për “Lagjen e Trimave”, gjegjësisht avokatët kanë punuar në ato kushte dhe nuk kanë kundërshtuar.