Të gjithë e dimë se nuk duhet të pimë kafe në darkë vonë, pasi do të kemi probleme me gjumin. Gjithashtu e dimë se ëmbëlsirat para se të flemë na bëjnë keq për dhëmbët. Por, ka edhe disa ushqime të tjera, disa prej të cilave të shëndetshme, që nuk duhen ngrënë kurrë përpara gjumit.

Ja kush janë ato:

Brokoli dhe lulelakër – Sipas një studimi të ri, disa perime është më mirë që të hahen vetëm në drekë. Ndër ta janë brokoli dhe lulelakra, pasi kanë shumë fibra të patretshme dhe nëse i konsumoni përpara se të flini, trupi juaj do të jetë ende duke punuar për tretjen e tyre, ndërkohë që ju bëni një gjumë të parehatshëm.

Mish i kuq –  Ka shumë proteina dhe ka një efekt të njëjtë në trup me atë të brokolit dhe lulelakrës.

Salcë domateje – Duhet shmangur në darkë pasi ka shumë aciditet. Nëse doni të hani makarona me salcë, të paktën konsumojini 3 orë përpara se të flini. Edhe ushqimet pikante ju lënë pa gjumë natën, pasi ngrenë temperaturën e trupit.

Çokollatë e zezë – Është mirë që të konsumohet gjatë ditës, pasi përmban kafeinë dhe ju jep shumë energji, që në mes të natës nuk ka ç’ju duhet. Thjesht do ju mbajë zgjuar.

Alkool – Edhe pse një gotë me verë mendohet se të bën të flesh më mirë, alkooli është shumë i keq për ciklin e gjumit dhe ka ndikim negativ në fazat REM.

Pije me gaz – Të gjithë e dimë se pijet e gazuara nuk janë të mira për organizmin. Duke qenë se kanë shumë sheqer, jo vetëm që ju shëndoshin dhe ju krijojnë probleme me sheqerin në gjak, por edhe shqetësojnë gjumin.