Nikolla Gruevski, Marton Protogjer, Emil DImitriev, Daniella Rnagellova, Toni Jakimovski, Ilijka DImovski, Vlladimir Peshevski, këto janë vetëm disa persona të cilët janë të përfshirë në hetimet e Porkurorisë Speciale, ndërkaq që kanë pasaportë diplomatike, njofton Portalb.mk.

NOVA TV, ka zbuluar një listë me rreth 600 persona që Ministria e Punëve të Jashtme, me të cilën ka udhëhequr, ministri Nikolla Poposki, u ka dhënë pasaportë diplomatike.

Në mesin e tyre ka familje të politikanëve, këngëtarë, gjykatës, prokurorë, deputetë, kryetarë komunash. Një pjesë e personave të listës kanë të drejtë për kësi lloj pasaporte, megjithatë ka edhe prej atyre që nuk i plotësojnë kushtet sipas ligjit.

Paspaort diplomatike ka edhe Oliver Andonov, personi i cili ishte vetëm një ditë ministër, ndërkaq nuk i plotëson kushtet sipas ligjit.

Pasaportë diplomatike kanë edhe prokurorët, Marko Zvërlevski, Villma Ruskovska, Jovo Vangellovski, ish ministri i Shoqërisë Informatike, Ivo Ivanoski, ish rektori Vlladimir Stojkovski, por edhe këngëtarja, Kaliopi.