Telekomi i Kosovës njofton opinionin publik se në zbatim të planit të migrimit të hartuar nga ARKEP për implementimin e kodit shtetëror +383, nga data 24 mars 2018 do të largojë nga përdorimi kodin e vjetër +381.
Përdorimi i kodit +381, që është përdorur nga Telekomi i Kosovës për telefoninë fikse që nga paslufta, tash e tutje do të jetë i pamundur dhe në vend të tij do të përdoret kodi shtetëror i Kosovës +383.