Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka kryer homazhe në varrezat e dëhmorëve që ranë për idealin kombëtar, poashtu u nderuan edhe dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Tetovë dhe Haraçinë.

“Më çdo 5 maj përkulemi para më të mëdhenjëve të kombit, dëshmorëve që ranë për idealin kombëtar. Vepra dhe sakrifica e tyre është udhërrëfyes për të gjithë ne. Lavdi e përjetshme”, shkruan Ali Ahmeti, njofton TetovaSot.

Në organizim të SHVL UÇK-së në Tetovë u bënë homazhe tek varrezat ku prehen dëshmorët e kombit dhe veprimtarët e kauzës shqiptare. Në ditën e dëshmorëve të Kombit, u bënë homazhe edhe te varrezat e Dëshmorëve në komunën e Haraçinës.