Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka gjetur kohë për të kaluar çaste familjare pranë familjes së deputetit dhe shefit të kabinetit të tij, Artan Grubi. Por jo vetëm kaq, ai ka pasur rastin që të bëhet nuni (kumbarë) i djalit të deputetit Grubi.

Gjithë ato momente dhe emocioni i ka përshkruar në facebook, vetë deputeti Grubi duke shkruar:

“Sot Epiri u bë dy vjeç dhe familja ime ndjehet shumë e nderuar që pikërisht në ditëlindjen e tij të dytë, një nga figurat më të mëdha kombëtare, Ali Ahmeti, u bë Nun dhe përkujdeses i tij”, shkroi Grubi.