Qeveria e Maqedonisë pas shumë debateve në rrjetet sociale dhe akuzave të VMRO-DPMNE-së ka folur lidhur me angazhimin e ish-deputetit të PDK-së dhe ish-komandantit të UÇK-së, Xhezair Shaqiri i njohur si komandant Hoxha.

Nga kabineti qeveritar kanë theksuar se Hoxha është angazhuar me një kontratë të përkohshme si bashkëpunëtor i jashtëm në fushën e sigurisë dhe luftës kundër radikalizmit. Ai ka marrë këtë detyrë për nevojat e zyrës së kryeministrit. Po ashtu nga Qeveria kanë theksuar se kontrata e tij është një vjeçare me një pagesë prej 36 mijë denarëve në muaj.