Presidenti Gjorge Ivanov dhe kryeministri Zoran Zaev sot pritet të takohen për të harmonizuar qëndrimet për zgjedhjen e guvernatorit të ri të Bankës Popullore të Maqedonisë (BPM), informon Zhurnal.

Zgjedhja e tij duhet të bëhet deri në fund të muajit, kanë konfirmuar nga kabineti i kryeministrit dhe se takimi është me nismën e këtij të fundit.

LSDM dhe BDI kanë theksuar se nuk përkrahin propozimin e Ivanovit për një mandat të ri për guvernatorin aktual Dimitar Bogov, derisa BDI ka propozuar Fatmir Besimin, ish-ministri i qeverive të kaluara, i cili aktualisht është këshilltar i kryeministrit Zaev.

Guvernatori aktual Bogov është në këtë detyrë nga viti 2011 me propozim të VMRO-DPMNE.