Rilindja Demokratike Kombëtare vazhdon me rekonstruimet e mbrendëshme partiake, ku radha erdhi për Komunën e Studeniçanit ku kuvendarët e degës së RDK-së në këtë komunë me aklamacion zgjodhën për kryetar dege magjistrin e menaxhmentit Ibrahim Sulejmani. Krahas kryetarit, kuvendarët zgjodhën edhe kryesinë e degës të RDK-së në Komunën e Studeniçanit. Të pranishëm në këtë kuvend zgjedhor të degës ishte kryetari i RDK-së Vesel Memedi si dhe ministri i pushtetit lokal Suhejl Fazliu.

Të pranishmëve iu drejtua kryetari i sapozgjedhur i degës, magjistri i menaxhmentit Ibrahim Sulejmani, i cili nëmes tjerash falënderoi kuvendin zgjedhor për besimin e dhënë, dhe theksoi se ky besim është barë dhe përgjegjësi e madhe dhe jo privilegj, por u zotua që këtë përgjegjësi do ta kryej me nderin dhe respektin më të madh në dobi të degës që përfaqësoj, dhe gjith shqiptarëve në përgjithësi, përfundoi kryetari i degës Ibrahim Sulejmani.

Të pranishmëve iu drejtua edhe ministri i pushtetit lokal që vjen nga radhët e RDK-së Suhejl Fazliu, i cili nëmes tjerash theksoi se RDK-në e përbëjnë njerëz me konsistencë të fuqishme politike që rezultoi të jetë rrugë e vetme e përballjes me sulmet e hatashme nga dushmanët e kombit dhe fesë. Kryetari i sapozgjedhur i degës së RDK-së në Komunën e Studeniçanit Ibrahim Sulejmani i takon sojit të njerëzve që familjarisht kanë luftuar për konsistencë ndaj drejtësisë dhe nuk kam dilemë që do të jetë një vlerë e shtuar edhe për RDK-në, por edhe për Karshiakën dhe shqiptarët në përgjithësi, përfundoi ministri Fazliu.

Të pranishmëve në fund iu drejtua kryetari i RDK-së Vesel Memedi, i cili sëpari përgëzoi kryetarin e sapozgjedhur të degës magjistrin e menaxhmentit Ibrahim Sulejmanin. Nëmes tjerash, kryetari Memedi theksoi se në këto momente dramatike për Ballkanin perëndimor kërkohet vigjilencë dhe urtësi, dhe se udhërëfyesi ynë është e vërteta dhe drejtësia. E vërteta dhe drejtësia janë përkushtim jetësor për ne, dhe se dominimi i këtyre vlerave do të varet kryesisht nga përkushtimi ynë për këto vlera. Njerëzit që i mbrojn këto vlera janë sulmuar gjithmonë, dhe ashtu është edhe tani, por këta njerëz duhet të kuptojn se do të lodhen shumë me ne. Sa më shpejt ta kuptojnë aq më të shëndetshëm do të jenë, theksoi kryetari Memedi.

Në fund të fjalimit, Kryetari Memedi theksoi se kemi nevojë për përkrahje, por jo për hatër, por mbështetje nga ata që besojnë në këto vlera univerzale sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të ballafaqohemi me sfidat që e presin Ballkanin në përgjithësi, theksoi kryetari i RDK-së Memedi.