Koordinatori i përgjithshëm i NATO-s, Stevo Pendarovski tha se është i rëndësimshëm formulimi i tekstit që i është dërguar BE-së dhe NATO-s nga ana e palës greke. Sipas tij, premtimet e zyrtarëve grekë kanë qenë se ky rekomandim do të jetë i qartë në favor të Maqedonisë.

Pendarovski ka deklaruar se kjo është më e rëndësishme sesa deklarata e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ka vlerësuar se referendumi i pasuksesshëm eventual do ta rrezikonte anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

“NATO është organizatë në të cilën anëtare janë shtetet më të fuqishme dhe këmbehen informacione brenda dhe me shfaqje të përbashkët shkohet kundër këtyre kanosjeve të reja”, vlerësoi Pendarovski, gjatë debatit “Aspektet pozitive dhe negative nga anëtarësimi i Maqedonisë në NATO”.

Koordinatori Pendarovski ka mohuar zërat se BE-ja do të japë rekomandim të kushtëzuar për fillimin e negociatave, në këmbim të asaj që vendi të hapë kampe refugjatësh.