Referendumi ishte temë kryesore e takimit të kongresmenëve amerikanë Bill Flores, David Price, Dina Ti dhe Susan Davis, me kryeparlamentarin Talat Xhaferi, nënkryetarët dhe koordinatorët e partive politik.

Xhaferi sqaroi se edhe më tej ekziston konsenzus I gjërë politik dhe shpreson se të gjithë deputetët do ta kuptojnë momentin dhe do ti japin mbështetje të fuqishme të gjitha këtyre proceseve, duke pasur parasysh interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Kongresmenët, potencuan mbështetjen e pakufizuar të SHBA- ve në proceset eurointegruese të Maqedonisë.

Kongresi i SHBA-ve pozitivisht e ka evauluar situatën në Maqedoni dhe është i hapur për bashkëpunim konkret dhe ndihmë profesionale për kolegët e tyre në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. SHBA- të veçanërisht vlerësojnë kontributin real të Maqedonisë në misionet paqësore të NATO-s, ku Maqedonia vlerësohet si partner shumë cilësor dhe i respektuar.