Nga muaji shtator, të gjithë punonjësit e arsimit fillor dhe të mesëm, do të kenë rritje të pagave prej 5%. Kjo ka qenë pika kryesore e marrëveshjeve të nënshkruara mes Ministrisë së Arsimit dhe Sindikatës së Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Ministri i Arsimit Arbër Ademi tha se rritja prej 5% është vetëm një fillim i mirë dhe se do të punojnë që viteve në vijim të përmirësojnë gjendjen sociale të arsimtarëve. Ai theksoi rolin e rëndësishëm të mësimdhënëse në zbatimin e reformave në këtë sektor.

Kam kënaqësinë që në prag të këtij viti shkollorë u nënshkruan dy marrëveshje me SASHK-un për rritjen e përhershme të pagave për punëtorët në shkollat fillore dhe të mesme të angazhuar me kohë të pacaktuar dhe me kohë të caktuar. Marrëveshjet parashikojnë rritjen e pagave për 5% për të gjithë të punësuarit nëpër shkolla, duke filluar prej muajit shtatorë të këtij viti, respektivisht, paga e parë e rritur me këtë masë, do t’u paguhet të punësuarve në muajin tetor- deklaroi Arbër Ademi – Ministër i Arsimit dhe Shkencës.

Kryesindikalisti Jakim Nedellkovski tha se sfera e arsimit ka nevojë për ende më shumë punë, investim dhe përkushtim.

Unë do ju kisha lutur që në frymë të partneritetit social të vazhdojnë bisedimet për mundësinë për rritje të pagave në arsim edhe në periudhën e ardhshme. Vëmendje të veçantë do të kërkoja për pagat të cilat nuk janë paraparë në këto vendime të Qeverisë. Ata janë pagat në Arsimin e Lartë, në Shkencë dhe në Kulturë. Kemi shumë punë të papërfunduara dhe shumë sfida- tha Jakim Nedellkovski – Kryetar i SASHK-ut.

Rritja e pagave të punonjësve të arsimit për 5%, qeverisë do t’i kushtojë rreth 10 milion euro shtesë në vit. Me nënshkrimin e marrëveshjeve mes Ministrisë së Arsimit dhe Sindikatës, parashihet që paga minimale në arsimin fillorë të mos jetë më poshtë se 12.700 denarë, ndërsa në atë të mesëm të mos jetë më poshtë se 13.100 denarë. Ndërkaq shumë premtime të funksionarëve për përmirësimin e gjendjes së shkollave, nuk kanë gjetur zbatim. Edhe viti akademik 2018-19 do i zë shumë shkolla ne mungesë të kushteve elementare, nxënës që nuk kanë transport apo fshatra që nuk kanë fare shkolla./Alsat-M