Klinika për sëmundje të fëmijëve në Shkup vazhdon të përballet me mungesën e kuadrit mjekësor. Pos infermiereve, në këtë Klinikë mungojnë edhe mjekë specialistë të fushave të ndryshme. Drejtoresha e kësaj Klinike Katerina Stavriq thekson nevojën e punësimit të stafit mjekësor me shkollim të mesëm me qëllim që të zbuten nevojat për përkujdesje më efikase të fëmijëve dhe prindërve të tyre.

U punësuan infermiere dhe me këtë pjesërisht u tejkalua problemi por megjithatë ende ka nevojë për motra medicinale dhe mjekë. Kemi marrë pëlqimin për punësimin e mjekëve specialistë dhe specializantëve një pjesë e të cilëve planifikohen për repartin hematologjik dhe onkologjik si dhe kemi kërkesë të re për punësimin e infermiereve, sepse ju e dini që në përgjithsi në Klinikë mungojnë infermieret. Ne pranuam 40 motra medicinale por megjithatë ka nevojë që të punësohen po edhe aq që me të vërtetë të tejkalohet ky problem, marrë parasysh specifikën e moshës së fëmijëve dhe nevojën e personelit të mesëm mjekësor për përkrahje edhe të fëmijëve edhe të prindërve”- tha Katerina Stavriq, drejtoreshë e Klinikës për sëmundje të fëmijëve.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe thotë se gjendja me mungesën e personelit mjekësor do të tejkalohet përmes hapjes së konkursit për specializantë shtetëror.

Në marrëveshje me drejtorët e Klinikave bëjmë evaluimin e nevojave si të mjëkevë po ashtu dhe të motrave medicinale në Shkup si dhe në të gjithë shtëpitë e shëndetit publik në vend. Periudhës së kaluar kemi bërë punësime të një numri të konsiderueshëm të personelit mjekësor. Hapi i ardhshëm është konkursi për specializantët shtetëror, do të kryhen të gjitha procedurat administrative dhe më pas detajisht do të bëjnë verifikimin e numrit të specialistëve të cilët janë të nevojshëm për Spitalet. Kështu që konsideroj se me këtë hap shkojmë në drejtim të përmirësimit të dukshëm të sistemit shëndetësor tek ne”- u shpreh Venko Filipçe, ministër i Shëndetësisë.

Në shkurt të këtij viti ALSAT raportoi se reparti i Hematologjisë pranë Klinikës për sëmundje të fëmijëve u mbyllë si pasojë e mungesë së kuadrit mjekësor, pas çka fëmijët me sëmundje të rënda malinje që ishin të shtuar në këtë repart u detyruan të transferohen nëpër reparte të tjera për të vazhduar trajtimin mjekësor, edhe pse një gjë e tillë ishte e ndaluar. Pas kësaj, u bë punësimi i 20 infermiereve me çka u zbut paksa kjo gjendje, megjithatë nevoja për punësime të tjera si të infermierëve po ashtu dhe mjekëve specialistë mbetet e madhe.