Kryeministri Zoran Zaev e dënoi incidentin e djeshëm në Vodno mes punëtorëve të ndërtimtarisë dhe aktivistëve nga lëvizjet qytetare nga sfera e ekologjisë, të cilët protestuan për mbrojtje të pyllit.

“Së pari të shpreh keqardhje për mënyrën e këtillë të sjelljes së bageristëve dhe cilëve do përfaqësues të tjerë të kryesve, punëtorë dhe qytetarë tanë të cilët punojnë. Për dënim absolut është ngjarja e këtillë madje edhe përmes kërcënimit se dikush do të sulmojë jetë njeriu apo nuk e di se çka do të bëjë për ta kryer punën e vet”, tha Zaev në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve.

Ai theksoi se kanë premtuar dialog rreth kësaj çështje dhe se janë mbajtur dhjetëra e dhjetëra takime me aktivistë qytetarë sepse bëhet fjalë për Vodnon tonë, për mushkëritë e Shkupit, por njëkohësisht bëhet fjalë për projekt i cili do të jetë me vlerë të madhe, para së gjithash, ekologjike, e më tutje edhe vlerë ekonomike për qytetarët.

Alternativa përmes Karadakut të Shkupit, siç theksoi Zaev, sipas përllogaritjeve dyfish më shumë bën dëm në metra kub drunj.

“Këtu janë vlerësuar 1.400 metra kub drunj të cilët do të kompensohen dhejtëfish, së paku. E dini se mu për shkak të sugjerimeve të argumentuara të organizatave qytetare, të lëvizjeve qytetare nga sfera e ekologjisë, perimetri i prerjes së pyllit prej 25 metrave është pakësuar në 10 metra, mbeten 25 metra jashtë brezit pyjor dhe vazhdojmë në dialog mu me ta në organizim të këtij projekti. Nuk kemi për qëllim asgjë të shtyhet ashtu me forcë. Mu me bisedë dhe dialog mke qytetarët, duke u munduar t’i ruajmë të gjitha aspektet ekologjike, do të vazhdojmë në realizimin e këtij projekti kapital për qytetarët, për shtetin, por edhe për ekologjinë në Republikën e Maqedonisë”, tha Zaev.

Sipas tij, ndërtimi do të ndalet atje ku lëvizjet qytetare nga sfera e ekologjisë kanë vërejtje, ndërsa atje ku nuk kanë vërejtje, do të vazhdojë.