Fillimisht dega e ASH-së Kumanovë të gjithë nxënësve dhe mësimdhënësve ju uron vitin e ri shkollor
2018 -19 duke ju dëshiruar shëndet dhe shumë suksese!

Gjithashtu ASH Kumanovë shpreh shqetësimin i cili shqetsim dhe zhgënjim është edhe i qytetarëve shqiptar të Kumanovës pasise kushtet ku mësojnë nxënësit shqiptar në shkollat e Kumanovës dhe rrethinës vazhdojnë të jenë katastrofale dhe se nuk përmbushin nevojat elementare për mbarvajtjen e procesit arsimor.

Akoma asnjë investim në asnjë shkollë shqipe , akoma për nxënësit shqiptar laboratoret dhe kabinetet vazhdojnë të ngelin një imagjinat më shumë.
Orët e sportit për nxënësit e shkollave të mesme nuk mbahen në sallat sportive por nëpër rrugët dhe trotuaret e qytetit.

Akoma arsimi i mesëm vazhdon të funksionoj me problemet e vjetra , duke mësuar nëpër objekte që dikur ishin fabrika apo lokale për tubimin e pemëve e perimeve , e nxënësit shqiptar vazhdojnë nëpër këto objekte të vijojnë procesin arsimor , kjo pra na paska qenë jeta për të gjithë ku dallimet mes shkollave me mësim në gjuhën shqipe në dallim prej atyrëve maqedonase janë shumë të mëdha sa që është vështir edhe të përshkruhen!

Pushtetet qendrore dhe lokale po ndërrohen por problemet në shkollat shqiptare vazhdojnë të jenë të njejta!