Moti sot do të jetë më i freskët, në orët e paradites me kushte për reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut dhe paraqitje të bubullimave të rralla. Përkohësisht do të fryjë erë mesatare. Temperatura minimale do të jetë 10 gradë, ndërsa ajo maksimale 35 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm me temperaturë nga 16 deri në 32 gradë.
Deri nga mesi i javës temperaturat e mëngjesit dhe të ditës do të pësojnë rënie për rreth katër deri në shtatë gradë dhe deri në fundjavë do të mbajë mot më i freskët.