Shumica e nxënësve të Idrizovës, të klasës së gjashtë pas një muaj e gjysmë bojkot të mësimit kanë nisur procesin arsimor në shkollën e fshatit në Ognjancë, deri në ndërtimin e shkollës së premtuar në Idrizovë. 9 nga 11 prindërit e nxënësve kanë pranuar propozimin e kryetarit të komunës së Gazi Babës. Boris Georgievski, e cila do të mbuloj shpenzimet e transportit për fëmijët të cilët çdo ditë do të bëjnë nga rreth 16 kilometra rrugë.

Nuk do të doja të komentoja sepse është sjell vendim në Qeveri për zgjidhje afatgjate për ndërtimin e shkollës së re, e cila është në fazën e përgatitjes së dokumentacionit dhe shpresoj që kjo çështje pas 10 vitesh zvarritje po zgjidhet. I falënderojmë edhe prindërit që dolën në ndihmë për të gjetur këtë zgjidhje. Do të thotë se ajo është zgjidhja deri sa të ndërtohet shkolla e re? Nuk e komentojmë atë, thamë që me prindërit u morë vesh për zgjidhje afat shkurte, ndërsa po punohet edhe për shkollën e re që do të jetë zgjidhje afat gjate”-tha Boris Georgievski, Kryetar i Komunës së Gazi Babës

Prindërit e dy nxënësve  të tjerë nuk janë pajtuar me këtë zgjidhje dhe kanë vendosur që fëmijët e tyre mësimin ta vazhdojnë në të tjerë shkollën Fillore “Kongresi i Manastirit”, e cila është 32 km vajtje-ardhje nga vendbanimi i tyre.

Ne çdo herë kemi kërkuar zgjidhjen në shkollën ‘Njegosh’ por frika e kryetarit nga maqedonasit që jetojnë në lagjet Jurumler, Kolonia dhe Dynek, ai arriti që nxënësit t’i çoj në shkollën e Ognjancës ku edhe ka dëshiruar nga dita e parë”-pohoi Rizvani Seferi, prind.

Banorët e Idrizovës, më shumë se një dekadë kërkojnë që fëmijëve të tyre t’u mundësohet arsimimi shqip deri në klasën e nëntë në shkollën fillore “Njegosh”, në lagjen Jurumleri, ku për momentin mësimi zhvillohet vetëm deri në klasën e 5-të. Komuna e Gazi Babës, fillimisht iu përgjigj negativisht kërkesës së prindërve me arsyetimin se nuk ka vend për paralele shtesë në këtë shkollë, për të propozuar më pas ndërtimin e një shkolle të re në fshatin Idrizovë ku do të mësonin të gjithë nxënësit nga klasa e parë deri në të nëntën. Propozimi i kreu të komunës dhe ministrisë së arsimit është miratuar nga banorët ndërsa ka kaluar edhe në seancë qeveritare. Bazuar në premtimet e zyrtarëve, shkolla duhet të jetë gati brenda tre muajve. /Alsat M/