Perceptimi për korrupsionin do të ndryshojë dhe rrisë besimin e qytetarëve në institucione nëse rasti “Reketi” zgjidhet si duhet. Këtë e deklaroi kryetarja e Komisioni për parandalimin e korrupsionit Biljana Ivanovska, e cila u bëri thirrje gjykatësve dhe prokurorëve në mënyrë efikase ta bëjnë punën e tyre për këto raste.

Për fat të keq vitin e kaluar na ndodhi në gjë e keqe dhe e vështirë me rastin Reket që ndikoi shumë në përkeqësimin e perceptimit për korrupsionin në vendin tonë. Mirë është që punohet në këtë rast, e do jetë edhe më mirë nëse punohet dhe njerëzit pak ta ndryshojnë perceptimin dhe ta rritin besimin në institucionet, raste negative ka pasur dhe do ketë, por puna është si do zgjidhen ato dhe çfarë porosie do dërgohet për faktorët tjerë në shoqëri”-tha Biljana Ivanovska, kryetare e Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit.

Për ekspertin e kriminologjisë Lubomir Gjurçevski, lufta kundër korrupsionit duhet të bëhet me forcën e ligjit, me prova, që do të thotë grupet kriminale të mposhten në të gjitha bazat.

Grupet kriminale në esencë janë shumë egoiste, arrogantë dhe të ashpër në realizimin e qëllimeve të tyre dhe prandaj në luftën kundër korrupsionit patjetër të ketë qasje shumë serioze sepse ajo ka për qëllim të instalohet në të gjitha institucionet”-tha Lubomir Gjurçevski, ekspert i kriminologjisë.

Profesori Ilija Acevski theksoi se as universitetet nuk janë të kursyera nga korrupsioni. Atje, sipas tij ekziston “kulturë e korrupsionit” që do të thotë se sistemi nga brenda në shumë segmente është i korruptuar.

Lufta kundër korrupsionit është shumë e vështirë, kërkon shumë viktima, vijon një riorganizim, kapja e rrjedhës së mësimit modern. Nuk mundet edhe pas 40 viteve të përdorni në skripte”-tha Ilija Acevski, profesor universitar.

Në konferencën vjetore në kuadër të projektit “Bashkë kundër korrupsionit” pjesëmarrësit përfunduan se përveç përforcimit të kapaciteteve të institucioneve duhet të punohet edhe në rritjen e vetëdijes te qytetarët.

Vesna Vellkova