Federata e futbollit të Maqedonisë njofton se janë lëshuar në shitje biletat për ndeshjen Maqedoni-Kosovë, takim ky në kuadër të gjysmëfinales së “play-offit” të Ligës së Kombeve që në program është me datë 26 mars në arenën “Tose Proeski” në Shkup.

Biletat për ndeshjen në fjalë janë nxjerë në shitje, mirëpo lokacionet e zgjedhura për blerjen e biletave janë kryesisht qytet me shumicë maqedonase si:

– Biletaria e Arenës “Tose Proeski” (çdo ditë prej ora 10:00 deri në orën 18:00)

– T.A. Globus – Ohër

– T.A. Bran – Prilep

– Kafe Bar “Koncept” – Strumicë

– Simbol Kafe – Shtip

– Literatura – Manastir

– Kiosk Korzo – Negotinë

– Uni Son – Veles

– Tobako Leni + – Gjevgjeli

– Libero Travel – Koçani

Biletat për tribunat jugore dhe veriore do të shiten me çmim prej 300 dhe 400 denarëve.

Një person mund të blejë vetëm një bilet edhe atë me paraqitjen e dokumentit për identifikim (letërnjoftim me afat apo pasaportë)./fol.mk