Nga SPB Tetovë njoftojnë se janë ngritur 23 kundërvajtje ndaj personave që nuk kanë poseduar maska mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

” Është ngritur procedurë për kundërvajtje për  ,,mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së epidemisë”, gjegjësishtë për mosmbajtje të maskave mbrojtës për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19, ndaj 23 personave (TE-8 dhe GV-15)”, thonë nga SPB Tetovë.

Gjithashtu nga SPB Tetovë njoftojnë se gjatë 24-orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për punë të brendshme Tetovë, në periudhën (21/22-maj) që ka të bëj me urdhërin e ndalesës për lëvizje, është evidentuar se në këtë rajon 3 persona (GV-3), të cilët nuk e kanë respektuar urdhërin për lëvizje të kufizuar, me ç’rast të njëjtit janë privuar nga liria dhe ndaj tyre do të përgaditen parashtresa adekuate për ,,mosveprim sipas rregullave gjatë periudhës së epidemisë” (Neni 206 nga Kodi Penal).

Pjestarët e policisë sipas të dhënave statistikore në SPB-Tetovë, gjithashtu gjatë kësaj periudhe janë evidentuar 56 persona të rij të cilët janë në izolim, me vendime nga Inspektorati shtetrorë sanitar dhe shëndetsorë dhe janë kontrolluar 129 persona (TE-128 dhe GV-1), kurse persona të rij në vet-izolim nuk janë regjistruar, gjithashtu nuk ka pasur në mbikqyrje perona tjerë në vet-izolim./fol.mk