Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski për MIA-n deklaroi se nuk ka asgjë kriminale në bisedën që sot është publikuar në internet në të cilën implikohet se ai është takuar me biznesmenin Orce Kamçev, i dyshuar në rastin “Perandotia” derisa ai ishte nën masa hetuese. Për të, siç thotë, është çudi që publikimi i kësaj bisede private vjen vetëm një ditë pasi njëri prej avokatëve në rastin “Reket” kishte paraqitur kërcënime për vrasjen e klientit të tij.

“Kjo është biseda e njëjtë që tani është publikuar. Supozoj se ka edhe një pjesë që nuk besoj se u përgjigjet për ta publikuar. Edhe kjo është ajo që doli. Atje nuk ka asgjë kriminale. Ja pasione të ulëta, një bisedë private. Po, isha në spital dhe këto ditë shkoj në spital, të mos mundohen të lëshojnë bisedime sepse atje është nëna ime, e vizitoj, ashtu që le të incizojnë ata, le të ndjekin”, deklaroi sot Mickoski në një intervistë për MIA-n që do të publikohet të dielën.

Mickoski pohoi se është shënjestër e ndjekjes, e incizimit dhe për veten thotë se është “profe” për struktura individuale.

Për liderin e opozitës është çudi që publikimi i një pjese të kësaj bisede vjen pas kërcënimit që e ka marrë avokati i Bojan jovanovskit./MIA