Pas vendimit të djeshëm të Qeverisë me të cilin ngarkoi NP “Rrugët e Maqedonisë” që të rrënojë objektin pa leje para QT “Mavrovasja” në afat kohor prej 7 ditësh, paraditen e sotme makineritë e kësaj ndërmarrje filluan me rrënimin e tij, shkruan Portalb.mk.

Makinerive të ndërmarrjes iu desh më shumë kohë që të prish shtyllat e vendosura të objektit, për shkak të trashësisë dhe për shkak se ishin ndërtuar me material të fort ndërtimor.