Nga Sindikata e Postave të Maqedonisë kanë bërë të ditur se falimentimi i Eurostandard Bankës seriozisht ka shkatërruar punën financiare të kompanisë. Të punësuarit frikësohen për vendet e tyre të punës dhe për ekzistencën e familjeve të tyre. Ata kanë kërkuar nga Qeveria që kjo çështje të jetë prioritet dhe të sillet vendim për fillimin e bisedimeve me një bankë të re, për shkak se pasojat financiare janë shumë të mëdha. Sindikalistët gjithashtu kanë kërkuar takim urgjent me kryeministrin Zoran Zaev.