Në 24 orët e fundit janë bërë 1756 testime, ndërsa janë regjistruar 166 raste të reja me covid në Maqedoni, informon Zhurnal.

Sipas qyteteve, në Shkup janë regjistruar 46 raste të reja, në Kumanovë 17, Dibër 3, Shtip 13, Prilep 12, Tetovë 11, Strugë 4, Veles 3, Manastir 4, Ohër 2, Kavadar 2, Gjevgjeli 2, Strumicë 3, Kriva Pallankë 2, Radovish 2, Koçan 7, Probishtip 1, Makedonski Brod 2, Pehçevë 6, Berovë 4, Vinicë 3, Dellçevë 12, Kratovo 2 dhe Shën Nikollë 3.

Pacientë të vdekur nga Covid 19 nuk ka.

Nga ana tjetër janë shëruar 224 pacientë.

Gjithsej deri tani në Maqedoni të infektuar janë 14762 pacientë. Prej tyre, të shëruar janë 11965, të vdekur 606, ndërsa rastet aktive 2191.//Zhurnal.mk