Deri tash në qytetin e Tetovës janë vaksinuar 1.600 persona të moshën mbi 71 vjet me vaksina AstraZeneka dhe Fajzer.
Me hapjen e qendrës rajonale të vaksinimit në këtë qytet, dhe sigurisht furnizimin me vaksina, vetëm gjatë një dite pritet që të vaksinohen 1 000 deri 1 500 qytetar.

Nga pesë maji pritet të vihet në funksion qendra rajonale e vaksinimit në Tetovë. Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Publik në këtë qytet bëri të ditur se është siguruar kuadër i nevojshëm dhe se tash për tash dihet se në këtë qendër do të vaksinohen qytetarët e komunave të Tetovës dhe Gostivarit.