Janë bërë pesë ditë që kur në Maqedoninë e Veriut nuk është regjistruar asnjë viktimë nga Covid-19.
Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se nuk është regjistruar asnjë rast vdekjeje si pasojë e Covid-19.
Vdekje nuk është raportuar as më fatë 26, 27, 28, 29 dhe sot, 30 qershor.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë nga Covid-19 kanë ndërruar jetë 5.484 pacientë. Nga gjithsej 155.684 të sëmurë, prej tyre janë shëruar 149.977 persona.
Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë regjistruar 2 raste të reja dhe asnjë i shëruar.