Ditën e martë do të mbahet evenimenti kushtuar Ditës së Alfabetit në Manastir, më datë: 22.11.2016 (e Martë), nën patronazhin e Zv. Kryeministrit Festim Halili.

Më poshtë po ju sjellim edhe agjendën për Ditën e Alfabetit që do të mbahet në Manastir:

16:30 -Konferencë në sallën e muzeut. Tema: Kongresi i Manastirit dhe personalitetet e anëtarëve të Komisionit të Alfabetit.

17:00 – Inaugurimi i Dhomës Përkujtimore të Anëtarëve të Komisionit të Alfabetit

18.00 – Takim me gazetarët në foajenë e muzeut

19:00 – Gala Koncert, Salla e madhe e qendrës për kulturë në Manastir
Marrin pjesë:
Orkestra Filharmonike e Universitetit të Arteve “Ibrahim Madhi”
Solist: Shkëlzen Doli – violinë
Dirigjent: Olsi Qinami
Mysafir special: Çun Lajçi – poezi

Programi:
1.Arbresha ime, violinë dhe orkestër – Gerti Druga
2. Liri a vdekje, kolona zanore për kor dhe orkestër – Kujtim Laro
3. ADAGIO KV 261 – Mozzart
4. Baresha – Genti Druga
5. Kantata për Kongresin e Manastirit – Fatos Lumani, teksti Artan Arsllani

Zyrtarë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova, si dhe korri diplomatik në vendin tonë.

2-1 15032617_10154172691856553_1787405577_n15034390_10154172691836553_709166577_o